E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barroso del në mbrojtje: Masat e kursimit, as përgjegjësi e Merkel, as e Gjermanisë

Shefi i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso mbrojti të shtunën kancelaren gjermane Angela Merkel kundër kritikave se ajo duhet fajësuar për masat e ashpra të kursimit që po zbatohen në Evropë.

Ajo që është duke ndodhur në Francë ose në Portugali nuk është faji i zonjës Merkel e as i Gjermanisë, ka thënë ai në një intervistë për gazetën gjermane Welt am Sonntag.

Kjo krizë dhe problemet, që e përcjellin nuk janë rezultat i politikave gjermane ose dështimit të Bashkimit Evropian. Ato janë rezultat i tejkalimeve të politikave shpenzuese ose mungesës së konkurrueshmërisë dhe veprimeve të pakthyeshme të tregjeve financiare, tha ai.

Një sulm i javës së kaluar i socialistëve francezë për politikat shtrënguese të Merkelit, ishte i fundit në mesin e kritikave drejtuar kancelares gjermane që nga shumë në Evropë shihet si liderja e këtyre masave të imponuara nga BE.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›