Barroso dhe Fyle sot në Beograd

Presidenti i Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso, dhe komisioneri për zgjerim i BE-së, Stefan Fyle, do të takojnë sot autoritetet e Serbisë në Beograd, për të mbështetur integrimin evropian dhe vazhdimin e reformave. Vizita në Beograd shënon edhe fillimin e turit ballkanit të dy zyrtarëve të lartë të BE-së.
Barroso dhe Fyle, pas Serbisë do të vizitojnë edhe Kosovën, ku do të takohen me përfaqësuesit politik si dhe me ata të shoqërisë civile që të shtyjnë para perspektiven evropiane për Ballkanin Perëndimor, fuqizimin e reformave, institucioneve demokratike dhe marrdhëniet e mira ndërfqinjësore të nevojshme në rrugën drejt BE-së.