E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barrot: Vendet e BE-së duhet t´u hapin dyert refugjatëve

Ai deklaroi se këto vende duhet duhet ta bëjnë një gjë të tillë, pavarësisht nga ndjenjat kundër emigrantëve si pasojë e krizës ekonomike globale.

Zoti Barrot, njëkohësisht përgjegjës për çështje të drejtësisë, lirisë dhe sigurimit, tha dje se Bashkimi Evropian duhet të bëhet shembull i humanizmit dhe të qëndrojë përkrah vendeve që strehojnë një numër të madh refugjatësh. Shumë njerëz nga vendet në zhvillim në Azi e Afrikë ikin për t’i shpëtuar varfërisë dhe luftërave. Barrot thotë se për shumë prej tyre, kthimi në atdhe nuk është alternativë. Ai tha se rivendosja e tyre në vende të treta është e vetmja zgjidhje.

Një projekt plan i Bashkimit Evropian për rivendosjen e refugjatëve do të shtonte bashkëpunimin mes 27 vendeve anëtare të BE-së për caktimin e numrit të refugjatëve që do të pranoheshin çdo vit dhe nga cilët vende.

Deri tani, vetëm 10 vende anëtare të BE-së kanë plane për risistemimin e refugjatëve. /voa/start/

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›