Basha- Adlesiç: Pakt për emergjencat

Të pranishëm në këtë firmosjen e këtij pati kanë qenë dhe ministri i Brendshëm, Lulzim Basha dhe Zëvendëskryeministres së Kroacisë Durda Adlesiç.
Ministri Basha dhe Zv. kryeministrja kroate Adlesiç deklaruan gatishmërinë për zbatimin e plotë të këtij memorandumi që parashikon ndihmën e ndërsjellët në kapërcimin ose zbutjen e fatkeqësive natyrore, shkëmbimin e informacionit, të përvojës dhe trajnimin e efektivave të strukturave homologe të emergjencave civile shqiptare e kroate.
Ne mbështesim nismën kroate për krijimin në Split të Kroacisë të Qendrës Rajonale të Përgatitjes dhe të Zhvillimit të Operacioneve ndaj zjarreve në pyje dhe më gjerë, u shpreh ministri Basha.
Adlesiç, në fjalën e saj, solli në vëmendje rritjen e bashkëpunimit mes të dy vendeve në të gjithë fushat e sigurisë, duke përfshirë edhe angazhimet në kuadër të NATO-s. Ajo gjithashtu falënderoi ministrin Basha për përkrahjen e nismës për krijimin në Kroaci, të Qendrës Rajonale Operacionale kundër zjarreve.
Ministri Basha shprehu falënderimin për ndihmën e dhënë nga Kroacia gjatë situatës së shkaktuar nga përmbytjet natyrore në muajin Janar në Qarkun e Shkodrës dhe Qarkun e Lezhës.
m.xh/NOA