E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha 21 janari hetim gjitheperfshires

Ish-ministri i Brendshëm, Lulzim Basha ka folur për herë të parë lidhur me ngjarjen e 21 janarit të vitit të kaluar, pas mbërritjes së ekspertizës nga laboratori i FBI-së.

Në një intervistë për VOA nga Uashingtoni, ku ndodhet për një vizitë, Basha ka deklaruar se bëhet fjalë për një ngjarje tragjike, e cila duhet të hetohet në të gjitha këndvështrimet.

“Është një ngjarje tragjike, që ka cuar në marrjen e jetës së 4 qytetarëve të pafajshëm. Të gjitha këto duhet të jenë pjesë e një hetimi gjithëpërfshirës”, ka deklaruar Basha.

Sipas tij, ngjarja nuk duhet të përdoret për sulme politike, por Hetimet e 21 janarit21 janari, Rama: Po pengohet drejtësia "Të mos sulmohet Prokuroria" Rama: Të ndihmojmë Preshevën duhet të nxisë palët politike më shumë drejt bashkëpunimit për të ardhmen evropiane të vendit.

“Protagonistët e kësaj ngjarjeje duhet të marrin përgjegjësitë e tyre në raport me ngjarjen dhe qytetarët, në kuptimin e përmbushjes së 12 prioriteteve të BE”, ka nënvizuar Basha.

“Të vendosim interesat e qytetarëve mbi ato partiake dhe të bashkëpunojmë. Këtë na e ka thënë Brukseli dhe ma kërkoi edhe Uashingtoni gjatë qëndrimit tim këtu”, vijoi ai.

Sipas tij, në zgjedhjet lokale njerëzit treguan se ishin “të ngopur” nga politika e bojkoteve dhe ngjarjeve të tjera si “montimet” dhe kishin nevojë për një politikë të re.

“Rruga evropiane e Shqipërisë do të thotë së pari një sjellje europiane për të gjithë aktorët politikë. Kjo fillon me pranimin e aktorëve të lojës. Asnjë motivim personal nuk duhet të ndërhyjë në rregullat e shtetit ligjor”, ka shtuar Basha.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›