E Enjte, 5 Nëntor 2026

Basha: Berisha po sillet si Faraoni që po kyç ushtrinë në piramidë

TIRANË, 1 korrik/ATSH/ Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, në një intervistë në medie deklaroi se Partia Demokratike vazhdon të mbetet e zhveshur nga çdo sens misioni, përveç misionit që ka ndaj liderit të vet historik, i cili për fat të keq demonstron një vullnet prej Faraoni.

Ai tha se pas vendimit të 11 qershorit, hipokrizia është tipari dallues tek grupi i tij, pasi thonë gjëra që as vet nuk i besojnë dhe se entuziazmi nuk ekziston.

Basha tha se ka nisur bisedimet me partitë që bashkohen rreth propozimeve për ndryshime zgjedhore dhe në mbështetje të qartë për SPAK.

Sipas Bashës, Rama dhe Berisha janë në një pazar për të penguar listat e hapura dhe votën e diasporës me anë të sabototimit të reformës zgjedhore, duke i cilësuar si hallexhinjtë e SPAK të cilin duan ta paralizojnë.

Basha theksoi se hallin më të madh përballë SPAK e ka kryeministri Rama, i cili sipas tij i frikësohet ndjekjes penale për shkak të aferave të shumta korruptive.

/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›