E Enjte, 5 Nëntor 2026

Basha: Detyrë e Shqipërisë të mbështesë shqiptarët e Luginës së Preshevës

TIRANË, 9 tetor/ATSH/ Kryetari i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha po zhvillon sot një vizitë në Luginën e Preshevës, ku u takua me kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare të Preshevës, Ragmi Mustafa.

Në një postim në rrjetet sociale Basha tha se shqiptarët e Luginës së Preshevës janë interes madhor kombëtar.

“Për mua shqiptarët e Luginës së Preshevës janë interes madhor kombëtar. Është detyrë e jona e Shqipërisë të mbështesë Luginën e Preshevës, të rinjtë që duan të shkojnë në universitet dhe të ndikojmë në përmirësimin e pozitave dhe të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës”, theksoi Basha.

Basha u shpreh se “shqiptarët në Luginën e Preshevës i kanë sytë nga Tirana dhe Prishtina”.

“Qeveria e Shqipërisë duhet të angazhohet me vepra dhe jo me fjalë, me programe të financuara dhe jo me spektakle për të mbështetur financiarisht dhe për t’u bërë zëri i tyre në arenën ndërkombëtare”, tha Basha.

1 nga 3

/k.s/r.e/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›