Basha Do punoj qe PD te jete parti e endrrave dhe shpresave per te rinjte
Pas zyrtarizimit të fitores për kreun e ri të Partisë Demokratike, Lulzim Basha falenderoi të gjithë mbështetësit për besimin që i dhanë dhe rivalin e tij në këtë Sokol Olldashin dhe theksoi se do të punojë pa ndaluar, që kjo parti të vazhdojë të jetë ajo e ëndrrave dhe shpresave për të rinjtë.
Basha ka theksuar se marrja e detyrës është një përgjegjësi e madhe, duke shtuar se do të përkushtohet të ecë në vizionin e themeluesve të Partisë Demokratike.
”Do të jap gjithçka me përkushtimin më të lartë ndaj jush. Do mbështetem fort te vizioni dhe tek kurajo e themeluesve, e Azem Hajdarit. Do mbështetem tek energjia e militantëve dhe tek vlerat e paçmueshme të liderit historik Sali Berisha”-ka theksuar Basha
Ai ka theksuar se PD-ja do të ndërtojë një opozitë të fortë, ballore dhe alternative.
“Do të kemi përballje publike të përhershme për çdo problem dhe sektor për qytetarët. Ne jemi partia që beson tek sipërmarrja e lire, tek shtresa e mesme dhe taksat e ulta:- vijoi Basha, ndërsa vlerësoi procesin e votimit përmes parimit një anëtar, një votë dsi dëshmi të vlerave demokratike.
Lulzim Basha u zgjodh kryetar i Partisë Demokratike me rreth 80.39% të votave, ndërsa kandidati tjetër Sokol Olldashi mori 19.61% të votave.
Rezultatet zyrtare përfundimtare te Komisionit te Organizimit dhe Kontrollit te Operacioneve Elektorale Numri i Anetareve qe kane votuar: 41532 Flete Votimi te paperdorura: 78468 Flete Votimi te Demtuara: 0 Flete Kutimi te Gjetura ne Kuti: 41532 Vota te Pavlefshme: 252 Vota te Vlefshme: 41280
Shperndarja e votave te vlefshme Lulzim Xhelal Basha: 33220 Sokol Vangjel Olldashi 8060