E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha Do te vazhdoj punen ne sherbim te Tiranes

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, inauguroi paraditen e së hënës rikonstruksionin e rrugës “Xhemal Tafaj”.

Ai deklaroi për mediat se do të vazhdojë me përkushtim punën në shërbim të qytetarëve të Tiranës. “Mbetem i përkushtuar për të vazhduar punën në shërbim të qytetarëve të Tiranës në çdo cep të Tiranës. Edhe në javët në vijim do të kemi rastin për të parë punime të tjera”, theksoi Basha. I pyetur për situatën politike në vend pas zgjedhjeve të 23 qershorit, kreu i bashkisë nuk pranoi të prononcohej për mediat. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›