Basha: Drejtësia do të veprojë
Policia e shtetit do të jetë në gadishmëri për të ruajtur rendin dhe sigurinë në vend. Me anë të këtij mesazhi, ministri i Brëndshëm Lulzim Basha reflektoi ndërsa zhvilloi një vizitë në Spitalin Ushtarak, ku mjaftë të plagosur ndodhen aty për të marrë ndihmën e duhur mjekësore, pas demostratës së 21 janarit.
Basha theksoi më tej se në këtë demostratë kanë qënë elementë kriminalë të cilët organizuan këtë akt të turpshëm të marrjes së institucionit me dhunë.
Ndërsa ky tubim duhej të ishte paqësor, sipas ministrit të Brëndshëm, kjo ishte për të ardhur keq, ndërsa ngulmoi duke theksuar se pas humbjes së jetëve të tre shtetasve, do të jetë drejtësia ajo e cila do ti vëjë vulën përfundimtare.