E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha Gati evakuimet

Banoret e zonave te permbytura dhe ku niveli i ujit pritet te shtohet me tej per shkak te reshjeve te shumta pritet te evakuohen.

Kjo eshte nder pikat qe kryeson paketen e masave te vendosura ne mbledhjen e shtabit te emergjencave ne Shkoder ku ministri i Brendshem Basha u kerkoi qytetareve te bashkepunojne me grupet e ngritura per kete qellim.

Nga mbledhja u vendos evidentimi dhe evakuimi i banoreve se dyti per nje shtim te pranise policore dhe ushtarake per te ndihmuar banoret se treti per nje nderhyrje per thellimin e kanaleve dhe ndertimin e argjinaturave. Se katerti per evakuimin e banoreve me te rrezikuar eshte shprehur Basha.

Ministri i Brendshem ka inspektuar zonen e permbytur dhe kerkon angazhim maksimal nga te gjitha strukturat e ngritura per te kapercyer kete situate qe po perseritet per te disaten here ne Shkoder dhe zonat perreth brenda me pak se nje viti.

Nderkohe ne Shkoder banoret po pergatiten per me te keqen. Rreshjet e diteve te fundit kane rritur nivelin e ujit ne hidrocentralet e kaskades se Drinit.

Ne dy prej hidrocentraleve te kaskades ne ate te Komanit dhe ne ate te Vaut te Dejes niveli i ujit eshte shume prane pikes kritike.

Sipas te dhenave te Koorporates Elektroenergjitike Shqiptare aktualisht po shkarkohet uje vetem nga portat e hidrocentralit te Vaut te Dejes.

Ne liqenin e ketij hidrocentrali niveli i ujit shenon 7371 meter vetem nje meter e gjysme larg pikes maksimale te lejuar prej 75 metrash.

Prurjet ne kete hidrocentral jane 600 meter kube per sekonde dhe shkarkimet 1520 meter kube uje per sekonde.

Ne hidrocentralin e Komanit niveli i uji ka arritur ne 17264 meter ndersa kufiri maksimal i lejuar eshte 175 meter. Prurjet ne kete hidrocentral jane 1250 meter kube per sekonde.

Nderkaq me e qete duket situata ne hidrocentralin e Fierzes ku niveli i ujit shenon 2285 meter nga 296 qe eshte niveli maksimal i lejuar.

Sipas KESH ka me shume se nje jave qe kane vazhduar shkarkimet nga Vau i Dejes. Por duket se keto shkarkime do te vazhdojne dhe ne ditet ne vijim nisur nga rreshjet e vazhdueshme te shiut dhe faktit qe ne Vaun e Dejes derdhen dhe ujrat qe shkarkohen nga 2 hidrocentralet e tjere.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›