Basha Jo legalizim ndertimeve pa leje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha deklaroi këtë të martë se
nuk do të bëhet legalizimi i asnjë ndërtese të ngritur gjatë fushatës
elektorale.
Duke folur në një tryezë për decentralizimin, Basha kërkoi nga Inspektoriati Ndërtimor të identifikojë çdo objekt pa leje të ndërtuar gjatë kësaj periudhe. “Është detyra juaj e parë të veproni në mënyrë energjike për të identifikaur çdo proces shkelje ligji që fillon apo vazhdon me ndërtimet pa leje. Që nga marrja e masave administrative siç janë gjobat e deri tek prishja e këtyre objekteve. Nuk do të ketë asnjë lloj procesi legalizimi për këto ndërtimet dhe kjo duhet të jetë e qartë për të gjithë qytetarët” u shpreh Basha. / Top Channel