E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha Jo lodrat ne park

Pas protestave të banorëve, për zaptimin e hapësira publike, në parkun e ish-Fushës së Aviacionit, nga një subjekt privat ka reaguar Bashkia. Kreu i saj ka deklaruar se ky subjekt po vepron ne menyre te jashteligjshme, dhe ndaj tij do te merren te gjitha masat.

"Firma ka vepruar në mënyrë të paligjshme dhe do të largohet nga territori që ka zënë", tha Basha.

Basha ka theksuar se ne kete hapesire do te zbatohet me perpikmeri plani i pare urbanistik, i cili nuk eshte zbatuar siç duhet qe ne fillimet e tij.

"Kemi 6 muaj që jemi të përkushtuar drejt zgjidhjes dhe kemi nënshkruar një marrëveshje për mirëmbajtjen e ish-fushës së Aviacionit. Cdo përpjekje për të cënuar në mënyrë të padrejtë projektin fillestar do të ndeshet me masa ligjore", tha Basha.

Banoret prane ish-Fushes se Aviacionit kane kundershtuar disa here pushtimin e hapesirave publike per llogari te nje biznesi lodrash. Gjithashtu kane kundershtuar edhe shtrimin me beton te hapesirave te gjelberta, gjate ndertimit te parkut, duke u sherbyer jo intereave te publikut por interesave te pronareve te lokaleve qe tashme i kane pushtuar keto hapesire me tavolina.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›