E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Keqardhje për përçartjet dhe nervozizmin e Ramës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha reagon ndaj deklaratave të kreut të PS-së Edi Rama në Kamëz se ai nuk i ka përmbur premtimet e bëra.

Në reagimin e tij, Basha është shprehur se ndihen keqardhje për përçartjet dhe nervozizmin e ish-kryetarit të Bashkisë Rama.

“Rama i pati të gjitha shanset, por dështoi dhe 11 vjet nuk bëri as hipotekimet e lejeve të firmosura prej tij. Ai 11 vite në Bashki e la Tiranën me 250 km rrugë të pashtruara, rriti taksat dhe e la Tiranën pa plan rregullues .Kjo ndodhi pasi për Ramën, qytetarët nuk ishin asnjëherë të parët, i pari ishte konflikti politik prandaj dhe Tirana e refuzoi modelin e tij në zgjedhjet e 2011-ës.

Sipas Bashës ndryshimet pozitive sot janë të prekshme për këdo prandaj dhe Tirana nuk do të kthehet pas, por do të vazhdojë përpara më 23 qershor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›