E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha Konfiskimi i aseteve duhet bashkepunim me Prokurorine e Gjyqesorin

Tirane 8 mars 2011 NOA 8211 Vleresimet e Bashkimit Europian dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes per luften kunder narkotrafikut dhe goditjes se aseteve kriminale ishin lajtmotiv i takimit te 6-te te Bordit te projektit PAMECA III. Duke iu referuar dy raporteve per Shqiperine Ministri i Brendshem Lulzim Basha u shpreh se Keto dy raporte te cilat nenvizojne luften e suksesshme kunder narkotrafikut nga policia shqiptare rritjen dhe permiresimin e kapaciteteve njerezore e materiale perparimin ne te gjithe rrafshet dhe perpjekjet tona ne luften kunder trafikimit te lendeve narkotike dhe efekteve pozitive qe keto perpjekje kane jane vleresimi me objektiv me i plote me domethenes dhe me inkurajues qe nje organizate policie mund te marre.

Ai tha se asistenca e projektit PAMECA ka dhene nje kontribut te drejtperdrejte ne rezultatet e arritura ne luften kunder narkotikeve dhe per kontrollin e kufirit tokesor e detar.

Vetem gjate ketij viti kemi 10 operacione kunder trafikimit te lendeve narkotike ne drejtim te shtetit italian te gjitha te zbuluara nga sistemet tona te vezhgimit bashkepunim me te larte per shkembimin e informacionit me Guardia di Financa sekuestrimi i nje sasie prej 2 tone e 130 kg marihuane e destinuar per tregun italian kapjen e 24 shtetasve irakene dhe 8 shtetasve pakistaneze te nisur nga brigjet e Greqise parandalimin e kalimeve te paligjshme nga shtetas afrikane dhe 12 nderhyrje operacionale per kerkim shpetimi ne hapesiren detare risolli ne vemendje ministri i Brendshem.

Basha theksoi se per gjurmimin dhe konfiskimin e aseteve kriminale duhet te shfrytezohen me eficence te plote instrumentat ligjore.

Dua te shohim progres. Ky eshte prioriteti numer nje. Me te njejtin vullnet qe shkaterruam infrastrukturen e krimit te organizuar tani duhet tu pervishemi aseteve te tyre. Kjo eshte nje thirrje per Policine e Shtetit por edhe per institucione te tjera per Prokurorine dhe cdo institucion tjeter eshte nje zile alarmi. Asetet e krimit te identifikohen dhe te kalojne ne nje procedure sa me te shpejte sic e parashikon ligji para ligjit para drejtesise tha zoti Basha.

Ai nenvizoi se per gjurmimin dhe konfiskimin e aseteve kriminale duhet bashkepunim i plote mes Policise se Shtetit Prokurorise dhe Gjyqesorit.

Vetem duke ndertuar nje rekord solid i cili vetem nis me Policine e Shtetit me gjurmimin e aseteve por natyrisht duhet te kete mbeshtetjen e plote te prokurorise dhe vullnetin e saj per te goditur kete fenomen dhe pastaj duhet te kete mbeshtetjen e plote te gjyqesorit per ta perfunduar ceshtjen vetem duke ndertuar pra nje rekord te mire solid te ketyre ceshtjeve ne mund te themi se kemi hyre ne ate faze te luftes kunder krimit te organizuar qe ka perbere dhe shtyllen kryesore ne kete fushe te programit qeverises qe nga shtatori i vitit 2009.

Ministri i Brendshem vleresoi edhe perdorimin e platformave moderne te teknologjise nga Policia e Shtetit dhe bashkepunimin e suksesshem me sherbimet policore te vendeve partnere.

mit/NOA

Lajme te ngjashmePS Nuk tolerohet me Basha njehere hajdut me pas vrasesBasha-Brichambaut OSBE asistence te cmuar per ShqiperineMinistri Basha Videosurvejimi i Tiranes ndihmon sigurine publikeertifikohen 41 oficere Basha Hap historik per policine Lidhjebashkepunim me Prokurorine e Gjyqesorin goditjes se aseteve kriminale Konfiskimi i aseteve kriminale Ministri i Brendshem Lulzim Basha per luften kunder narkotrafikut projekti PAMECA III

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›