Basha Na presin sfida te medha

Kryetari i ri i Partisë Demokratike Lulzim Basha në deklaratën e parë
për media pas marrjes së kësaj detyre falenderoi anëtarësinë për
zgjedhjen, duke e cilësuar një përgjegjësi të madhe marrjen e drejtimit të Partisë
Demokratike. Basha tha se partia është më e bashkuar se kurrë për të
shkuar drejt fitores.
"Partia Demokratike do të dëgjojë dhe do të respektojë zërin dhe kontributin e cdo anëtari të saj. Në përpjekjen time për ta drejtuar këtë fillim të ri unë do të jap gjithcka me përgjegjësinë më të lartë ndaj anëtarëve dhe militantëve të PD-së", tha Basha. Kreu i PD-së premtoi se do të angazhohet maksimalisht që kjo forcë politike, të vazhdojë, sic tha ai, të jetë forca e ëndrrave dhe shpresave të shqiptarëve. Zgjedhjet në PD“Kemi nevojë për anëtarësi reale” PD, shumë anëtarë jashtë liste Zgjedhjet për kreun e PD "Detyrat që na presin nuk janë të lehta, sfidat janë të mëdha, por gjatë gjithë rrugës tonë kemi treguar se sa herë kemi qenë të vendosur ia kemi arritur", tha Basha. Berisha: Basha, historia jonë e suksesit Ish-kryetari i PD-se, Sali Berisha, ne nje konference per media deklaroi se Basha është historia e vërtetë të suksesit të Partisë Demokratike. Berisha, ndërsa bëri një CV të Bashës, vlerësoi arritjet e kreut të ri të PD, në kohën e funksioneve të ndryshme politike që ai ka patur dhe ka në politikë. "Uroj zyrtarisht kryetarin e ri të PD. Basha përmbushi me sukses cdo detyrë që iu ngarkua. Votimi dhe zgjedhja e Bashës në krye të PD-së, mund të vlerësohet si një fillim i shkëlqyer i një fillimi të ri", tha Berisha. Sipas tij, pavarësisht rezultatit të 23 qershorit, demokratët mbeten të pathyeshëm, e për këtë arsye Berisha vlerësoi të gjithë anëtarësinë. "Pavarësisht se një pjesë e anëtarësisë nuk votoi për shkaqe burokratike, familjare, personale procesi i votimit ishte shumë i mirë", tha Berisha. Olldashi: Procesi i votimit, i deformuar Sokol Olldashi e ka cilësuar si të deformuar procesin e zgjedhjes së kreut të ri të Partisë Demokratike. Në një konferencë për shtyp, Olldashi është shprehur se në ditën e votimit kishte shumë probleme, pasi mijëra nëtarë nuk e gjetën veten në lista, ndërkohë që mijëra të tjerë u anëtarësuan dy javët e fundit. “Qartësoj pozicionin tim ndaj tij, zgjedhja u bë mes një procesi të deformuar, nuk u qartësua procedura e përgatitjes së listave dhe ato nuk u vunë në dispozicionin tim.” tha Olldashi. Sipas tij, procesi nuk mbeti jashtë ndikimeve, kryetarë lokalë u përfshinë në të në mënyrë të njëanshme. “Tensioni i strukturave i panevojshme, energji e tepërt e harxhuar brenda nesh që duhet të ishte harxhuar në 23 qershor, një gabim,” theksoi Olldashi. / Top Channel