E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha: Nga gara te dalim te bashkuar Eljona Ballhysa

Kryebashkiaku i Tiranes, Lulzim Basha ka zyrtarizuar dje ne mesdite ne seline blu kandidaturen e tij per postin e kryetarit te Partise Demokratike duke bere thirrje qe nga gara, kjo parti te dale e bashkuar. “Qellimi i pare i gares se ardhshme per mua eshte te dalim me te vendosur dhe me te bashkuar. Çdokush qe e sheh kete gare si nje mundesi per te goditur, perbaltur dhe percare duhet qe nga ky moment te llogarise kundershtimin tim te prere dhe te forte. Negativizmi nuk ka vend ne kete gare”, - theksoi z.Basha. Ai tha se “sot familja e madhe e demokrateve duhet te jete me e bashkuar se kurre” dhe shtoi: “Tani eshte momenti qe cdo anetar i saj, cdo demokrat dhe demokrate te jete i gatshem te jape kontributin e vet maksimal per kete Fillim te Ri”. Kurse vleresoi edhe se “e djathta e bashkuar eshte, nje vlere jo vetem per Partine Demokratike por per interesin publik sot, dhe per rikthimin tone si mazhorance neser”.

Ne fjalen e tij Basha pohoi se behet pjese e kesaj gare pas nje reflektimi te thelle per humbjen e partise ne zgjedhjet e 23 qershorit dhe pas mijera mesazheve te marra nga simpatizante dhe anetare te partise. Ai tha se qellimi i tij do te jete ringritja e PD-se, bashkimi i saj dhe angazhimi per fitore ne zgjedhjet e ardhshme. Kryebashkiaku vleresoi lart figuren e liderit historik te PD-se, Sali Berisha, duke thene se ai mbetet i pazevendesueshem, porse deklaroi se do te ndjeke modelin e tij ne drejtimin e partise. “Pas nje reflektimi te gjate, pas mijera mesazheve te anetareve dhe militanteve te Partise Demokratike dhe pas nje bisede me Kryeministrin Berisha jam sot para jush per t’ju komunikuar nje nga vendimet me te veshtira dhe te kthjelleta te jetes sime. Vendimin per te kandiduar per kryetar te Partise Demokratike. Dhe ne perpjekjen time per ta drejtuar kete fillim te ri une do te mbeshtetem fort tek vizioni, kuraje dhe qendresa e themeluesve, e Azem Hajdarit, dhe qendrestareve te tjere. Do te mbeshtetem tek pervoja e cmuar e dhjetera drejtuesve te Partise Demokratike sot, dhe nder vite. Do te mbeshtetem tek lidershipi historik i Sali Berishes qe eshte nje pasuri e pacmueshme per Partine Demokratike dhe projektin tone te fillimit te ri”, - u shpreh Basha, ndersa tha se eshte ne dijeni te pergjegjesise se madhe qe po merr mbi supe. “Jam thellesisht i vetedijshem se sa pergjegjesi e madhe eshte te kandidosh per kreun e nje partie qe ka lindur nga levizja historike e dhjetorit 1990, te nje partie qe ka ndryshuar historine e Shqiperise se re, qe eshte udhehequr nga Sali Berisha, qe ka patur ne krye te saj qe prej fillimit eliten e mendjes, shpirtit dhe kurajes per ta bere Shqiperine te lire dhe demokratike, me gjithe anetaret dhe mbeshtetesit e saj, me gjithe popullin shqiptar. Askush nuk e zevendeson dot Sali Berishen, ai eshte lideri yne historik, dhe burim i pashtershem force, energjie dhe krenarie per cdo demokrat. Ai eshte me shume se nje simbol, vete ndergjegjja e Partise Demokratike. Por misioni i lirise dhe Shqiperise se zhvilluar europiane nuk duhet te ndaloje per asnje moment”, - u shpreh Basha. Ai tha se sfidat qe e presin PD-ne nuk jane te lehta por duke qendruar te bashkuar do t’ia dalin te ringrihen serish. “Detyra qe na pret nuk eshte e lehte, sfidat jane te medha. Por gjate gjithe rruges sone 23-vjecare ne kemi treguar se kemi qendruar dhe nuk jemi tjetersuar as ne ditet me te erreta, kemi shpresuar dhe besuar, dhe nuk jemi terhequr, kemi fituar dhe kemi arritur t’i kthejme endrrat e shqiptareve ne projekte dhe projektet ne vepra”, - tha Basha, ndersa tha se do te vleresoje shume kontributet dhe meritat e gjithsecilit ne kete parti.

Vleresimi

Ne perpjekjen time per ta drejtuar kete fillim te ri une do te mbeshtetem fort tek vizioni, kurajo dhe qendresa e themeluesve, e Azem Hajdarit, dhe qendrestareve te tjere. Do te mbeshtetem tek pervoja e cmuar e dhjetera drejtuesve te Partise Demokratike sot, dhe nder vite. Do te mbeshtetem tek lidershipi historik i Sali Berishes qe eshte nje pasuri e pacmueshme per Partine Demokratike dhe projektin tone te fillimit te ri”, - u shpreh Basha.

Kryebashkiaku paraqet pikat kryesore te programit te tij si kryetar i PD-se

“Do te jemi opozite e forte, gardiane e interesave njerezore”

Ndersa beri publike paraqitjen e kerkeses zyrtare per kandidimin si kryetar i PD-se, kryebashkiaku i Tiranes Lulzim Basha, rreshtoi disa nga pikat e programit te tij per te garantuar ate qe ai e cilesoi nje fillim te ri per PD-ne. Basha tha se Partia Demokratike do te jete nje opozite e forte ne Parlament, dhe do te qendroje ne mbrojtje te interesave njerezore, ndersa do te jape konsensusin e saj per ceshtjet qe lidhen me integrimin evropian te vendit.

“Une do te punoj fort qe Partia Demokratike, grupi i saj parlamentar dhe gjithe potenciali i saj njerezor te angazhohen ne nje opozite te forte, gardiane e pa kompromiste e interesit publik. Ne do te vigjilojme me vendosmeri dhe pa asnje leshim per mbrojtjen e shtetit ligjor, institucioneve dhe administrates publike nga arbitrariteti dhe abuzimi me pushtetin. Nje tjeter shtylle e rendesishme e aksionit tone politik jane dhe perfaqesuesit tane te zgjedhur te pushtetit vendor. Bashkepunimi dhe bashkerendimi me ta duhet dhe do te jete nje konstante e punes tone dhe nje leve e fuqishme e projektit tone te ri politik”, - eshte shprehur Basha ndersa garantoi se do te punoje per bashkimin e te djathtes shqiptare. “Une do te perkushtohem per nje bashkepunim te hapur dhe te fuqishem me te gjithe aleatet tane si dhe me cdo faktor qe eshte gati te kontribuoje sot ne opozite. E djathta e bashkuar eshte nje vlere jo vetem per Partine Demokratike por per interesin publik sot, dhe per rikthimin tone si mazhorance neser”, u shpreh Basha, ndersa shtoi se PD-ja ne Parlament do te mbroje arritjet e deritanishme te qeverise Berisha dhe do te jape konsensusin per ceshtje qe lidhen me integrimin ne BE.

Angazhimi

“Do te mbrojme arritjet tona dhe do te luftojme ne Parlament dhe me cdo mjet tjeter per avancimin dhe perfundimin ne afat te te gjitha projekteve qe ne nisem. Partia Demokratike do te angazhohet per marrjen e ketij statusi dhe hapjen e negociatave sot. Dhe do te jete Partia Demokratike neser ne drejtim te vendit qe do ta finalizoje kete proces qe qendron si nje porosi dhe objektiv gjenetik i saj, anetaresimin e Shqiperise ne Bashkimin Europian”,- eshte shprehur Basha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›