Basha: Nuk di gjë për çmimet, i ka vendosur Berisha (normale, ti vetëm zbaton)
Kryebashkiaku Lulzim Basha u ka thënë banorëve ku do kalojë bulevardi i ri se ai nuk di gjë për çmimet e shpronësimit pasi ato i ka vendosur kryeministri Sali Berisha.
Një banore thotë për A1Report se ata kanë biseduar me Bashën për këtë çështje.
Atëherë, banorët i shpjeguan kryetarit problemin dhe që nuk mund të pranonin këtë çmim. Ai u kishte thënë se nuk është në dijeni të çmimit që janë vënë për shtëpitë tona. Ai gjithashtu u ka thënë se çmimin e ka vendosur Sali Berisha me Këshillin e Ministrave, por megjithatë do ta rishikojmë nëpërmjet Këshillit Bashkiak. Unë shtëpitë nuk do ti lëviz, nuk do të jua marr pa ju strehuar në pallat. Domethënë do të ju jap çelsin e hyrjes në pallat dhe më pas do më dorëzoni shtëpinë. Këto kanë qenë fjalë për fjalë ata që u ka thënë Basha grupit të banorëve dhe ata kanë rënë dakord, tha Mahmudie Kalliçi.
Megjithatë ajo është skeptike nëse do zbatohet ky premtim i Bashës./ep