Basha: PS po pengon numërimin e votave
Kandidati i mazhorancës, Lulzim Basha, ka deklaruar se komisionerët e Partisë Socialiste kanë bllokuar qendrat e votimit. Sipas Bashës, kjo po ndodh pasi ai është duke përmbysur rezultatin.
Basha ka thënë se deri më tani janë numëruar qendrat ku ka qenë dominuese PS-ja, ndërsa në qendra e tjera, sipas tij, PD dominon, prandaj PS ka bllokuar numërimin.
PS në fakt ka gjithë ditën e sotme që ankohet për numërimin e ngadaltë dhe bllokimin e procesit nga komisionerët e PD-së.
Kjo është pohuar edhe nga ana e deputetit të PS-së, Erion Braçe, që ju përgjigj Bashës. Braçe tha se janë pikërisht komisionerët e PD-së që kanë bllokuar numërimin.