Basha: Programi jonë mundëson rritjen vjetore të pensioneve me të paktën 5%

TIRANË, 14 tetor /ATSH/ Kryetari i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha përmes një postimi në rrjetet sociale ka vënë theksin rritja e pensioneve, që sipas tij është qesharake.
Ish kryedemokrati nënvizon se pensionistët shqiptarë janë viktimat kryesore të rritjes së çmimeve, të rritjes së kostos së jetesës, të rritjes së taksave dhe abuzimit korruptiv me to.
Basha thekson ndër të tjera se pensionistët shqiptarë meritojnë më shumë dhe se programi i Demokratëve Euroatlantikë trajton me përparësi dhe seriozitet rimëkëmbjen e skemës së pensioneve, që sot është në prag të falimentimit, për shkak të shpopullimit dhe rënies së kontributeve.
“Ne angazhohemi për rritje vjetore me të paktën 5% dhe indeksim të përvitshëm me dyfishin e vlerës së inflacionit. Për pensionet e ulëta, ato të bukës së gojës dhe ilaçeve, do të ketë një bonus të përhershëm 250 mijë lekësh të vjetra”- shkruan Basha.
/a.f/