Basha Puna ime nis nga punesimi e shkon te investimet deri te pragu i shtepive

Lulzim Basha me banore
Tirane 14 prill 2011 NOA- Kandidati i maxhorances per bashkine e Tiranes Lulzim Basha gjate dites se sotme u ndal te takonte banoret dhe sipermarresit e njesise bashkiake nr.4 ne kryeqytet.
Ai u garantoi atyre se biznesi do te njohe lehtesira si dhe ulje te taksave. Me tej Basha beri te ditur se parashikon ne programin e tij te punesimit permiresim te infrastruktures dhe klimes se biznesit lehtesira fiskale dhe thithje te investimeve te huaja.
Sakaq kandidati i koalicionit Aleanca per qytetarin tha se Vende pune kushte me te mira pune paga me te larta dhe trajtim me te mire. Qe ta bejme kete ne duhet qe Tiranen ta kthejme ne nje qytet qe e lakmon biznesin jo ne nje qytet ku largohet biznesi. Te permiresojme klimen e biznesit duke ulur taksat te permiresohet klima e biznesit duke krijuar mundesi per parqe teknologjike ku jo vetem punohet me nje regjim fiskal te favorshem por edhe transferohet pervoja e punes edhe tek brezi i ri. Keto inkubatore do te jene pa taksa deri ne 3 vjet. Gjithashtu une do te heq taksat per te gjitha bizneset qe punesojne 50 ose me shume punonjes per 4 deri ne 5 vjet.
Sakaq ai riperseriti premtimin e tij per hapjen e 6 mije vendeve te reja pune.
Bashkia e Tiranes tha Basha do te angazhohet dhe konkurroje per thithjen e investimeve te huaja duke e bere kryeqytetin tone nje vend atraktiv per biznesin.
Nderkaq qytetaret i kane shprehur Bashes pakenaqesite lidhur me investimet e kryebashkiakut Rama duke thene se puna e tij eshte vetem fasade dhe ne brendesi te lagjeve nuk eshte bere asnje investim.
Lidhur me kete shqetesime Basha tha se Problemi eshte se taksat paguhen dhe sherbimet nuk jepen. Taksat paguhen dhe na tregohet nje rruge qe eshte e asfaltuar tre here. Kurse ketu ka 20 vjet qe nuk ka vene dore njeri. Une ju them qe keshtu nuk mund te vazhdohet. Ne kesaj menyre te vepruarit apo te mos vepruarit duhet ti japim fund. Ne duhet ti rikthejme syte nga lagjet tona nga pragu i shtepive te qytetareve dhe ta fillojme aty.
a.y/NOA
Lajme te ngjashmeBasha Ulja e taksave per biznesin gjeneron 10 mije vende te reja puneBasha Zhvillimi i lagjeve prioriteti imXhixho Programi yne rrit mundesine per vende puneBasha ne Laprake Rama e ka kthyer Tiranen ne getoBasha nis takimet Zgjidhje varferise duke ruajtur pasurine shpirterore Lidhjefasade investime investime te huaja lulzim basha pragu i shtepive punet e Rames sipermarresit takim me banoret ulje e taksave vende pune