E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Rama te stabilizoje trafikun, ose nderhyjme ne

Tirane-Ministri i Brendshem, Lulzim Basha gjate nje takimi dje me drejtuesit vendore te vendit, ka reaguar ashper ndaj kaosit te shkaktuar ne trafikun e kryeqytetit, si pasoje e bllokimit te disa akseve rrugore qe te cojne ne qender, nga bashkia e kryeqytetit. Duke folur per punen e policise rrugore ne situaten e krijuar, kreu i dikasterit te brendshem tha se policia rrugore do te vazhdoje te mbetet ne dispozicion per te vene rregull dhe per te shmangur aksidente, por kurresesi nuk mund te zgjidhe lemshin e krijuar nga nje papergjegjshmeri. "Ju siguroj dhe gjej rastin te siguroj dhe autoritetet e Bashkise se Tiranes, se sic ka qene Policia Rrugore do te vazhdoje te mbetet ne dispozicion, por mos t'i marre per sherbyes te cilet kane per detyre te pastrojne rremujen qe shkakton si nje femije i vogel, perdorimi me papergjegjshmeri i kompetencave nga zyrtaret e bashkise se Tiranes", tha Basha. Ministri Basha e cilesoi te papranueshme situaten e krijuar. "Si minister i Brendshem, respektoj plotesisht kompetencat ligjore qe ka bashkia e Tiranes dhe kryetari i bashkise se Tiranes, per te vendosur dhe drejtuar kahet, drejtimet, sinjalistiken e qytetit dhe cdo pjese te territorit qe ai administron. Por cfare duhet te presim? Duhet te presim qe qytetaret e frustruar te marrin fatin ne doren e tyre dhe te zhbejne ligjin, rendin, sepse si rezultat i vendimeve te pastudiuara, trafiku eshte ne kolaps te plote? Dhe bashke me te, konsekuenca te paperballueshme per xhepin e qytetarit, per karburantin, per stresin qe shkaktohet per humbjen e oreve te tera ne trafik, per ambientin", deklaroi Basha gjate ketij takimi. Ai i ofroi Bashkise se Tiranes bashkepunim ne menyre te plote dhe ne interes te qytetareve, per t'i dhene fund kaosit ne rruge, duke paralajmeruar ne te kundert nderhyrjen e pushtetit qendror. "Te bashkepunojne ne menyre te plote dhe ne interes te qytetareve duke i paraprire skemave te deshtuara. Ne te kundert, i siguroj ata, sic ju siguroj edhe ju, qe qeveria qendrore, Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit, nuk do te rrine me duarkryq dhe ta lene ceshtjen te kaloje ne nje konflikt te hapur mes qytetareve dhe te zgjedhurve vendore. Shpresoj qe puna mos te vije deri ketu. Ne te kundert ne do te veprojme per te zhbllokuar kete situate te papranueshme, teresisht joeuropiane, te paqyteteruar dhe me efekte negative per imazhin dhe per realitetin e sezonit turistik, te cilin e presim me shume kenaqesi te filloje ne Tirane dhe kudo tjeter ne Shqiperi", deklaroi ministri Basha.
Qytetaret e Tiranes, kane mese nje muaj qe vuajne kaosin e shkaktuar ne trafik, per shkak planit te pastudiuar te Bashkise, gjate punimeve ne sheshin "Skenderbej". Si pasoje edhe e temperaturave te larta, eshte bere pothuajse e padurueshme, pritja ne radhet e gjata ne trafik, gjate qarkullimit per ne qender te kryeqytetit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›