E Enjte, 5 Nëntor 2026

Basha: Shpërdorim i taksave të qytetarëve më të varfër të Europës

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh sot se kryeministri Edi Rama shpërdoron taksat e qytetarëve me fluturime me avion privat.

Në një reagim, Basha theksoi se “në 52 milionë eurot që shpenzohen për luksin qeveritar, bëjnë pjesë edhe milionat që Rama shpërdoron për fluturimet e tij me avionin privat, me flatrat korruptive të një kompanie ajrore të ekspozuar edhe nga Transparency International”.

“Ky shpërdorim i taksave të qytetarëve më të varfër të Europës, tregon pse Vetingu në politikë është i domosdoshëm për të pasur politikanë që punojnë për familjet shqiptare, jo për veten, krimin e organizuar dhe oligarkët”, tha Basha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›