E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha Te perhapim filozofine e paqes ne vend

Ministri i Brendshem Lulzim Basha merr pjese ne ceremonine e 50-vjetorit te krijimit te Korpusit te Paqes ku prej 20 vitesh 295 vullnetare amerikane kane perzgjedhur Shqiperine

Perplasja mes filozofise se paqes dhe filozofise se dhunes jane ne rend te dites ne vend. Prezenca juaj ka rritur zhvillimin dhe bashkite e komunat ku keni qene kane qene te privilegjuara. Deklarata ka ardhur nje dite me pare nga ministri i Brendshem Lulzim Basha gjate ceremonise se zhvilluar ne dikasterin e rendit me rastin e 50-vjetorit te themelimit te Korpusit te Paqes dhe 20-vjetorit te pranise se vullnetareve amerikane ne Shqiperi. Duke falenderuar te pranishmit nder te cilave ambasadorin e SHBA ne Tirane Aleksander Arvizu te cilin e ka cilesuar si nje misionar paqeje drejtorin e Korpusit te Paqes Hill Denham zv.ministrin e Brendshem z. Ferdinand Poni vullnetaret e Korpusit te Paqes si dhe drejtues te larte te Ministrise se Brendshme kreu i ketij institucioni eshte shprehur se Korpusi i Paqes lindi me misionin fisnik ti sherbeje paqes boterore ne nje kohe te trazuar dhe te rrezikshme per te nepermjet njohjes se njeri-tjetrit dhe ndarjes se pervojave te perbashketa. Nderkohe duke cituar si ne shqip ashtu edhe ne anglisht ish-presidentin e ndjere te SHBA-ve John Kennedy Basha ka cituar Ne fjalet e themeluesit te Korpusit te Paqes Presidentit Kennedy Nese nuk i shuajme dot mosmarreveshjet te pakten te ndihmojme per nje bote me te sigurte per te gjithe ne. If we cannot now end our differences at least we can help make the world safe for diversity.

Me tej Basha ka shtuar Per shekuj me radhe Shqiperia ka qene nje shesh historik lufterash. Paqja dhe lufta jane perplasur me njera-tjetren pambarim dhe kjo ka lene gjurmet e veta ne trupin dhe historine e kombit tone. Ndersa ka theksuar Fatkeqesisht edhe sot filozofia e paqes kunder filozofise se dhunes ne kete vend eshte ne rend te dites. Paqja pozitiviteti qe ju sillni ne qytetet tona - ka thene mes te tjerash kreu i rendit - ka qene dhe eshte kurdohere i mirepritur. Ju jeni misherimi i nje misioni shume te larte qe arrihet duke ju sherbyer njerezve. Dua tju falenderoj me kete rast edhe ju ambasadorin Arvizu qe bash si nje nga misionaret e Korpusit te Paqes keni sjelle brenda nje kohe shume te shkurter paqe dhe kthjelltesi ne Shqiperi - ka thene gjate fjales se tij numri nje i Ministrise se Brendshme. Ministri Basha ka pohuar gjithashtu Prej 20 vitesh 295 vullnetare kane perzgjedhur Shqiperine. Dhe sot 18 prej jush jeni ketu. Ju punoni ne bashkite dhe komunat tona dhe e dini se sa i rendesishem eshte pushteti vendor per qytetaret. Se si permiresohet jeta e njerezve nepermjet sherbimit ndaj tyre. Eksperienca juaj ne fushat e planifikimit urban finances mjedisit zhvillimin ekonomik te turizmit menaxhimit te informacionit perfshirjen e komunitetit ne vendimmarrje gjuhes angleze etj. kane ndikuar ne rritjen e performances se njesive vendore - ka vijuar ministri Basha. Sipas tij komunitetet e njesive te qeverisjes vendore ku ju punoni kane qene te privilegjuara per nje periudhe kohe pasi ju keni qene pjese e tyre dhe keni mesuar traditen kulturen e zakonet tona te cilen e transmetoni ne vendin tuaj ne perfundim te mandatit tuaj fisnik si vullnetare te Korpusit te Paqes. Qeveria e Shteteve te Bashkuara te Amerikes nepermjet Agjencise Amerikane te Zhvillimit USAID ka asistuar ne shume projekte per fuqizimin e decentralizimit dhe te formimit te qeverisjes vendore me programet e saj ne vite. Kjo ka qene nje ndihmese shume e cmuar per pushtetin vendor dhe eshte vleresuar shume nga ana jone. Duke ju falenderuar te gjitheve ju dhe vecanerisht zotin Ambasador te Shteteve te Bashkuara te Amerikes per mbeshtetjen dhe perkrahjen e vazhdueshme qe ofroni per Ministrine e Brendshme ju siguroj per mbeshtetjen tone te pakursyer - ka perfunduar fjalimin e tij ministri i Brendshem Lulzim Basha.

Ambasadori ArvizuDecentralizimi rendesia e zgjedhjeve te 8 majit

Pasi ka vleresuar rolin e vullnetareve te Korpusit te Paqes 50-vjetori i te cilit ishte edhe tema e nje seminari te zhvilluar ne Ministrine e Brendshme ambasadori amerikan ne Tirane Aleksander Arvizu eshte shprehur gjate fjales se tij Koncepti i qeverisjes ne nivel lokal eshte prioritet per demokracine ne Shqiperi. Gjithashtu rendesia qe ka procesi i decentralizimit dhe kjo eshte nje arsye pse zgjedhjet e 8 majit jane shume te rendesishme. Politikat e nivelit lokal jane thelbesisht te rendesishme per funksionimin e demokracise. Ambasadori Arvizu vuri ne dukje nderkohe se me te drejte lufta me e madhe per zgjedhjet lokale behet per Tiranen.

Them se Tirana eshte gjithe debati sic perfshihet ne SHBA Uashingtoni e njejta ndodh edhe me Tiranen ne Shqiperi - eshte shprehur kreu i trupit diplomatik amerikan ne Tirane.

Rreth Korpusit te Paqes

Me 1 mars 1961 Presidenti John F. Kennedy nenshkroi urdhrin ekzekutiv per themelimin e Korpusit te Paqes. Per 50 vjet qe atehere rreth 200000 amerikane kane sherbyer si Vullnetare te Korpusit te Paqes ne rreth 139 vende ne mbare boten. Edhe pse kohet kane ndryshuar Korpusi i Paqes i mbetet besnik misionit te tij te promovimit te paqes dhe miqesise nepermjet realizimit te 3 qellimeve Te ndihmoje popujt e vendeve te interesuara te permbushin nevojat per individe te trajnuar Te promovoje kulturen/ vlerat amerikane tek vendet ne te cilat Vullnetaret sherbejne Te promovoje ne Amerike kulturen dhe vlerat e vendeve ne te cilat Vullnetaret sherbejne.

Rreth Korpusit te Paqes Shqiperi

Programi i Korpusit te Paqes ne Shqiperi ka rreth 74 vullnetare qe punojne ne mbare vendin ne tre projekte Edukimi Shendetesor Edukimi nepermjet Gjuhes Angleze Zhvillimi Organizativ dhe i Komunitetit. Korpusi i Paqes e hapi programin e tij ne Shqiperi ne vitin 1991 por e nderpreu ate ne vitin 1997. Ne vitin 2003 Korpusi i Paqes i rihapi zyrat e tij ne Shqiperi. Rreth 300 Vullnetare Amerikane te Korpusi te Paqes kane sherbyer ne Shqiperi duke ndihmuar njesite e pushtetit lokal te permiresojne kapacitetet organizative aftesite manaxheriale teknologjine e komunikimit dhe informacionit aftesite per hartimin dhe manaxhimin e projekteve si dhe marredheniet me publikun. Vullnetaret e ketij programi punojne me koleget e tyre lokale per te promovuar pjesemarrjen dhe mobilizimin e komunitetit rreth prioriteteve lokale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›