Basha: Thaçi, Veseli e Krasniqi do t’i faktojnë drejtësisë se aktakuzat janë të pabaza!

Në mbështetje të UÇK dhe Hashim Thaçit, ka dalë edhe Kreu i PD-së, Lulzim Basha. Përmes një statusi në rrjete sociale lideri demokrat Basha shkruan se në fund të këtij procesi do të dalë në pah pafajësia e tyre..
“Jam i bindur se edhe ata, që nga Presidenti Hashim Thaçi, kryetari iPDK Kadri Veseli, ish kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi, e luftëtarë të tjerë të UÇk-se , do t’i faktojë drejtësisë dhe mbarë botës se aktakuzat ndaj tyre janë të pabaza” shkroi zoti Basha.