E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha: Vendimi i Brukselit, lajm pozitiv edhe per Shqiperine

Vendimi i Ministrave te Brendshem te Bashkimit Europian, per heqjen e vizave per 3 vendet e Ballkanit, Serbise, Malit te Zi dhe Maqedonise, eshte perkthyer si mjaft pozitiv nga qeveria shqiptare. Ne nje interviste per TVSH-ne, Ministri i Brendshem, Lulzim Basha, pjesmarres ne kete takim, tha se "vendimi i sotem i Brukselit per t'i dhene efekt heqjes se vizave per qytetaret e Serbise, Malit te Zi dhe Maqedonise eshte nje lajm shume i mire edhe per Shqiperine. Ky eshte nje lajm jashtezakonisht shume i mire per Shqiperine, pasi verteton kredibilitetin e procesit, verteton gjithashtu qe menjehere pas verifikimit te perparimit tashme te njohur nga Parlamenti Europian, Komisioni Europian dhe vendet anetare, qe Shqiperia do te perfitoje nga heqja e vizave, sic eshte shprehur edhe Kryeministri Berisha, jo me vone se 6 mujori i pare i vitit qe vjen". Ministri i Brendshem, tha se gjate takimeve me koleget evropiane, zv.Presidentin Barrot dhe inistrin suedez te presidences suedeze Tobias Billstrom, eshte shprehur gatishmeria e Komisionit, Parlamentit dhe Keshillit te Ministrave, per te ecur me urgjence me liberalizimin e vizave me Shqiperine, menjehere sapo raportimet e ekipeve te verifikimit te kene ardhur ne Bruksel. Basha u ka bere te njohur autoriteteve te larta te BE-se se Shqiperia ka realizuar pjesen derrmuese te detyrave, ne ate stad qe ndodheshin edhe tre vendet, qe kane perfituar kur u kontrolluan per here te fundit. "Ajo qe pritet dhe ajo qe m'u tha edhe nga zoti Barrot qe ia komunikoi edhe Kryeministrit Berisha ne nje bisede telefonike, eshte qe menjehere keto verifikime te kryhen dhe Brukseli te nxitoje te jape te njejtin vendim pozitiv edhe per Shqiperine", theksoi Basha. Ai konfirmoi se ne mbledhjen e djeshme te Keshillit te Ministrave te Brendshem te BE-se, te gjithe ministrat te cilet moren fjalen, kerkuan qe procesi me Shqiperine dhe Bosnje Hercegovinen te pershpejtohet sa me shume. Ne vecanti persa i perket Shqiperise, nje numer i madh ministrash qe kane marre fjalen kane kerkuar qe te ecet perpara me vendimarrjen per Shqiperine. Sipas Bashes, kesaj kerkese zv. Presidenti Barrot i eshte pergjigjur se Komisioni do te jete i gatshem, qe te veproje menjehere pasi verifikimet te kthehen dhe po punon qe keto verifikime te kryhen brenda nje kohe sa me te shkurter, pra te pershpejtohen. Ministrat e Brendshem, tha Basha, jane sot teresisht te ndergjegjshem se Shqiperia, e cila 6 muaj perpara kur u be inspektimi i fundit nuk kishte asnje pasaporte biometrike, sot numeron afro 300.000 pasaporta biometrike. Ministri kujtoi se 6 muaj me pare, kur u bene inspektimet ne pikat e kalimit kufitar, nuk ishin instaluar plotesisht sistemet e kontrollit, ndersa sot jane te instaluara jo vetem sistemet e kontrollit qe kerkohen nga udherrefyesi, por edhe shume e shume sisteme te tjera te sigurta te niveleve evropiane, te niveleve te zones Shengen, dmth qe nga ana teknike jane superiore, ndaj atyre te gjetura sot ne 3 vendet te cilat sapo perfituan. Ministri Basha tha se ne teresi njihet nje progres i jashtezakonshem i Shqiperise, cka e shpjegon edhe urgjencen me te cilen ministrat e brendshem, kane kerkuar qe te shpejtohet procesi i heqjes se vizave per shqiptaret.

Deklarimi

Ky eshte nje lajm jashtezakonisht shume i mire per Shqiperine, pasi verteton kredibilitetin e procesit, verteton gjithashtu qe menjehere pas verifikimit te perparimit tashme te njohur nga Parlamenti Europian, Komisioni Europian dhe vendet anetare, qe Shqiperia do te perfitoje nga heqja e vizave, sic eshte shprehur edhe Kryeministri Berisha, jo me vone se 6 mujori i pare i vitit qe vjen, deklaroi Ministri i Brendshem, Lulzim Basha.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›