E Martë, 3 Nëntor 2026

Basha akuza: Nënkryetari i Bashkisë së Lezhës dhe drejtori i KESH po blejnë vota. SPAK të veprojë

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha ka hedhur akuza ndaj nënkryetarit të Bashkisë së Lezhës dhe drejtorit të KESH-it se janë kapur në flagrancë nga kandidati i koalicionit që ai drejtor, Eduart Ndocaj, në përpjekje për blerje votash.

Basha i ka bërë thirrje SPAK që të hetojë mbi ngjarjen dhe të çojë para drejtësisë autorët dhe urdhëruesit.

“Nënkryetari i Bashkisë së Lezhës, së bashku me drejtorin e KESH-it, janë kapur në flagrancë pak minuta me parë nga kandidati i Koalicionit Euroatlantik, Eduart Ndocaj, në përpjekje për blerje votash në Lezhë.

I bëj thirrje SPAK të marrë menjëherë në dorë këtë çështje dhe të çojë para drejtësisë autorët dhe urdhëruesit e tyre”, shkruan Basha në rrjetin social Facebook.

Sipas këtij të fundit, ngjarja është regjistruar mbrëmjen e së hënës (5 maj), ndërsa i ka adresuar edhe një kërkesë atyrë që i konsideron si patronazh-sondazhistës, që të zbresin votat nga llogaritjet e parapërgatitura për zgjedhjet e 11 majit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›