E Enjte, 5 Nëntor 2026

Basha falenderon Kosovën për ndihmën në betejën me zjarret

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha falenderoi Kosovën për ndihmën në betejën me zjarret e orëve të fundit mbi Tunelin e Kalimashit “Mirënjohje Kosovës për ndihmën vëllazërore në betejën me zjarret! Bashkëpunimi me forcat ushtarake dhe civile të Shqipërisë, që prej ditësh po sakrifikojnë me vetëmohim e në kushtet më të rënda, është jetik për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve dhe të pasurive natyrore”, u shpreh Basha.

66 efektivë te Forcës se Sigurisë së Kosovës dhe zjarrfikëseve të Kosovës si dhe 9 mjete për shuarjen e zjarreve mbërritën para mesnatës në vatrën e zjarrit në zonën e tunelit të Kalimashit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›