E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Basha, i fundit i “klasës”/ Regjistrohet partia, në emrin e Endri Hasës

I fundit edhe për t’u regjistruar në zgjedhje. Në limitet e afateve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i dha dritën jeshile Lulzim Bashës për të garuar me 11 maj, duke regjistruar partinë e re të tij Koalicioni Euroatlantik, me kryetar Endri Hasën.

Me herët, Celibashi, nuk ia regjistroi partinë pasi nuk kishte dokumentin që vërtetonte ndryshimin e emrit të partisë pasi Lulzim Basha ia mori partinë konservatore shqiptare një personi me emrin Armando Rucco duke e kthyer atë në Koalicioni Euroatlantik.

Një parti me emrin koalicion edhe pse vetë Lulzim Basha nuk ka askënd me këtë të bëjë koalicion.

Me regjistrimin e partisë së Bashës përmbyllet edhe regjistrimi i subjekteve politike për 11 majin ku ne total janë 53./abcnews.al

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›