“Basha mund të gënjejë veten, jo shqiptarët”/ Balla: Bëri dosjet e luftëtarëve të UÇK-së dhe fshehu kasetën e masakrës në Krushë

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, reagoi sot pas deklaratës së Lulzim Bashës, i cili tha se Parlamenti i ri do të votojë rezolutë për dënimin e genocidit serb në Kosovë.
Balla tha se “ai që bëri dosjet e luftëtarëve të UÇK-së dhe fshehu kasetën e masakrës në Krushë, pastaj votoi bashkë me babain e tij politik rezolutën e pistë të bazuar mbi raportin famëkeq të Dick Marty mbi udhëheqësit e luftës çlirimtare të Kosovës, mund të gënjejë veten, po jo shqiptarët me përbetimet e tij për Kosovën”.
Sipas Ballës, “sot Lulzim Basha bëri atë që di të bëjë gjithnjë, të premtojë çfarë i vjen në radhën e takimeve, që duken tamam si një hapësirë publicitare mes dy emisioneve të gjumit të tij të paepur”.
“Po meqë të gjitha thotë që do t’i bëjë realitet në 25 prill, po i themi se në 25 prill do të bëjë realitet vetëm marrjen e një patateje të madhe nga zgjedhësit shqiptarë”, tha Balla./ATSH/