E Enjte, 5 Nëntor 2026

Basha në parlament: Ky nuk është buxheti i qytetarëve, por i pushtetarëve!

Në parlament kreu i PD në opozitë Lulzim Basha, akuzoi qeverinë e kryeministrit socialist Edi Rama se në buxhetin e vitit 2022 kishte menduar për pushtetarëve dhe jo për qytetarët. 
“Ky nuk është buxheti i qytetarëve, por i pushtetarëve e të cilin kenë ngritur një model putinist që bazohet mbi kontrollin që nuk prodhon mirëqenie. Keni marrë borxh më shumë se të gjitha qeveritë e marra së bashku, sërish nuk keni arritur të prodhimin mirëqenie, po plakni shoqërinë me shpejtësi marramendëse, vendi është shpopulluar, mendjen e keni vetëm te PPP” tha zoti Basha duke folur gjatë dikustimit të bixhetit dhe paketës fiskale në parlament. 
Kreu i PD sulmoi mjaftë ashpër vendosjen e ish ministrit të shëndetësisë Ilir Beqja në  krye të Agjencisë së Donatorëve, e cila do të koordinojë fondet dhe donacioneve që i vijnë Shqipërisë nga aleatët. “I keni varur mëlçitë në qafe ujkut, ia varët Ilir beqajt, të Check Up-it dhe PPP-ve” tha zoti Basha.
Ilir Beqaj ka qenë ndër emrat më sulmuar për korrupsion nga opozita e djathtë. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›