E Martë, 3 Nëntor 2026

Basha replikon me Ramën dhe shënjestron Berishën: E ke hutuar doktorin, prapë thotë se logon e kam unë! (Video)

Lulzim Basha në vazhdën e replikave përmes videove në rrjetet sociale me kryeministri Edi Rama ka shënjestruar Sali Berishën, lidhur me kërkesën e PD ndaj KQZ se po përdor logon dhe simbolet e saj.

Në videon e radhës, Basha i thotë kryeministrit se e ka ‘hutuar’ doktorin saqë e akuzon atë për logon.

Ai thotë se Berisha mori logon e PD në ‘këmbim’ të Ilir Metës në burg, nga ku e ka nxjerrë edhe si kandidat për deputet.

“O Rame kaq shumë e ke hutuar doktorin pasha Zotin. Megjithëse i ke dhënë logon, prapë thotë logon e ka Lul Basha.

Eh mo Ramë ça ustai je. I ke dhënë një buf të bardhë atij dhe vetë mban buf floriri. E fërkon atë bufin e floririt naj çikë. Se vetëm ai bufi i floririt të mban në pushtet.

Kështu kujton se zgjidhet puna e trekëndëshit? Ia dhe logon e PD doktorit që të nxjerrë te 313 Ilir Metën deputet. I ke bërë hesapet pa hanxhi mo Rame.

Doni me e marrë Shqipërinë pajë por e keni tepru shumë. O trash zullumi Rame, 7×7 +313, bëjni gati këmishat me vija”, thotë Basha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›