Basha shtron iftar për myslimanët: Kush dëmton xhaminë, dëmton veten e tij
Tiranë- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ka shtruar sonte një iftar për besimtarët musliman në kryeqytet.
Të pranishëm në këtë aktivitet përveç përfaqësuesve të Komunitetit Musliman ishin dhe drejtues të komuniteteve të tjera fetare në vend, përfaqësues diplomatik dhe figura të tjera të njohura të kryeqytetit.
Në fjalën e tij, Basha, teksa uroi të gjithë besimtarët musliman për Muajin e Agjërimit, u ndal tek ndërtimi i Xhamisë së Madhe, e cila tashmë, sipas tij është një realitet dhe cilido që përpiqet ta dëmtojë atë, sipas Bashës dëmton veten e tij.
Basha theksoi gjithashtu bashkëjetesën e komuniteteve fetare në Shqipëri, si një prej vlerave më të çmuara të vendit tonë.