Basha takim me ish-zëvendëspresidentin, Mike Pence: Të bekuar me miqësinë e SHBA-ve

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi të martën një takim me ish-zëvendëspresidentin e SHBA, Mike Pence, i cili ishte i ftuar nderi në forumin e Unionit Ndërkombëtar Demokrat.
“Kënaqësi të bisedoja me të dhe të ndaja mirënjohjen e madhe që çdo shqiptar ka për mbështetjen e jashtëzakonshme që SHBA i ka dhënë dhe i jep kombit shqiptar”, bëri të ditur Basha nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“Me ndihmën dhe mbështetjen e SHBA-së, ne do t’ia dalim të ndryshojmë Shqipërinë dhe të mbrojmë interesat e shqiptarëve kudo ku ata jetojnë. Të bekuar me miqësinë e SHBA-ve, të cilën duhet ta mbrojmë dhe forcojmë edhe më tej”, deklaroi Basha.
/rtsh.al/