E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha zgjidhet kryetar i PD-se

Partia Demokratike ka sot kryetarin e ri të saj, që do ta drejtojë për 4 vitet e ardhshme. Ai është Lulzim Basha, kryetar i Bashkisë së Tiranës, i cili ka marrë një rezultat të thellë nga vota e anëtarësisë.

Nga Partia Demokratike nuk ka ende një deklaratë zyrtare, pas përfundimit të procesit të numërimit të 41 mijë e 360 votave, proces që përfundoi rreth orës 9.30 të mëngjesit. Por sipas informacioneve paraprake, Top Channel ka siguruar rezultatet jozyrtare te votimit per kryetar te Partise Demokratike. Ky rezultat thote se Lulzim Basha ka fituar 32 mije e 930 vota, ndersa Sokol Olldashi 8060 vota. Nje dite me pare, pasi votoi vetem 10 minuta Zgjedhjet në PD“Kemi nevojë për anëtarësi reale” PD, shumë anëtarë jashtë liste Zgjedhjet për kreun e PD perpara mbylljes se procesit, zoti Olldashi beri kritika te forta qe lidheshin me identifikimin e votes dhe listat e votuesve. Sipas tij, pervecse shume demokrate kishin mbetur pa votuar, per shkak te listave te mangeta, ne Tirane, ishin shtuar rreth 2500 emra. Zoti Olldashi nuk pranoi t'i pergjigjej pyetjes, nese do ta njohe rezultatin e ketyre zgjedhjeve. Zoti Olldashi nuk ka bere ende asnje deklarate, por pritet ta beje kete pak me vone. Te njejten gje, besohet se do te beje edhe zoti basha, por ndryshe nga zoti Olldashi, ai do te mbaje nje fjalim fitoreje. I vetmi qe ka reaguar deri tani dhe qe pritet te dale ne keto momente ne nje konference shtypi ne Partine Demokratike, eshte Sali Berisha, tashme edhe zyrtarisht, ish-kryetar i kesaj partie. Ne nje reagim ne Facebook, zoti Berisha, duke vene ne dukje mbeshtetjen plebishitare nga anetaresia demokrate, i uroi suksese pasardhesit te tij ne postin e kryetarit te Partise Demokratike. Zoti Berisha thote se "Lulzim Basha eshte historia e suksesit te te riut shqiptar ne liri dhe qe i ka bere sherbime te çmuara Partise Demokratike, vendit dhe kombit te tij". Berisha ftoi demokratet te punojne fort dhe me perkushtim nen udheheqjen e kryetarit te ri per nje fillim te ri dhe te fuqishem te Partise Demokratike, te cilin ai e konsideron si vendimtar per fitoren e ardhshme te saj, integrimin dhe zhvillimin e Shqiperise. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›