Bashar Al-Assad: Ju ofroj paqen
Bashar Al-Assad, 42 vjeç, President i Sirisë që nga vitit 2000 (pas vdekjes së të atit, Hafez), tregon se kërkon të shtojë forcat për të bërë një kthesë historike në Lindjen e Mesme. Me veshjen dhe veprimet e tij si një djalë çapkën, Al-Assad qëndron ulur në zyrën e tij, në pallatin presidencial në Damask. Flet përzemërsisht për të gjitha ato që e pyesin për Amerikën, Xhorxh Bushin, Izraelin, Palestinën, Iranin, Irakun, madje edhe për hobet e tij personale.
Zoti President, gjithmonë e më të pranishëm janë zërat që flasin për një paqe mes Sirisë dhe Izraelit, me ndërhyrjen e Turqisë. Është bërë me dije se Kryeministri ju ka dërguar dhjetëra letra me kërkesa specifike. Çfarë kushtesh ju ka kërkuar?
Preferoj të mos flas, sepse kjo do të thotë pengesë.
Siria preferon të hyjë në trataktiva vetëm në bazë të rezolutës 242 dhe 338, të vendosur nga OKB-ja, domethënë nga gjithë komuniteti botëror. Por, në fillim duhet parë nëse ekziston një vullnet i përbashkët për të vendosur paqen dhe pastaj të nisin mekanizmat për negociata serioze. Për të nisur një proces kaq impenjativ kemi nevojë për një partner me shumë influencë. Më i rëndësishmi, që përfaqëson shtetin më të fuqishëm të botës që ka lidhje sociale me Izraelin, është SHBA-ja. Por për momentin Uashingtoni nuk po tregon se dëshiron të ofrojë këtë mbështetje. Administrata amerikane nuk as vullnet e as vizion për paqen. Dhe pa mbështetjen e saj, negociatat nuk mund të nisin. Megjithatë, gjërat kanë nisur të përmirësohen. Po mundohemi që të nisim tratativat e vërteta.
Si kanë ardhur gjërat, duket se tratativat do të vazhdojnë pas nëntorit, kur në Uashington do të ketë një administratë të re?
Po, do të presim ardhjen e qeverisë së re. Për fat të keq, Bush nuk po tregon asnjë interes për procesin e paqes.
Po nëse për të arritur paqen Izraeli do t‘u kërkojë të mos mbështesni më Hamasin dhe Hezbollahët, organizata të futura në listën e zezë të terrorizmit, dhe të prishni marrëdhëniet me Iranin?
Do të ishte një pretekst absurd dhe paqja nuk do të vendosej më. Si mund të reagonte Izraeli nëse ne do t‘i kërkonim të ndërpriste marrëdhëniet me ShBA-në? Negociatat duhet të zhvillohen duke u bazuar te respekti i ndërsjellët. Siria është plotësisht e bindur se as Hamasi dhe as Hezbollahu nuk janë organizata terroriste dhe kjo për arsyen e vetme sepse nuk vrasin civilë. Ato janë thjesht lëvizje që mbrojnë vendin e tyre. Për sa i përket Iranit, përgjigjja është akoma më e prerë. Është një ndër aleatët më të vjetër të Sirisë dhe nuk ka asnjë arsye përse duhet t‘i kthejmë shpinën.
Në konferencën e zhvilluar në Madrid, "sponsorët" e procesit të paqes ishin Uashingtoni dhe Moska. Por, tani nuk po flitet më për Rusinë. Mos u zëvendësua nga Turqia?
Do të thosha se Turqia nuk është një partner, por një vend që po mundohet t‘i lehtësojë gjërat. As Ankaraja e as Moska nuk mund ta zëvendësojnë peshën e ShBA-së. Unë mendoj se Rusia do të japë kontributin e saj për të lehtësuar procesin e paqes.
Kohët e fundit ju pritët në një vizitë Xhimi Karterin, ish-presidentin e ShBA-së. Për çfarë diskutuat?
Folëm për gjithë problemet e Lindjes së Mesme. Nga dëshira e paqes siriane, deri te çështja palestineze.
Karter takoi në Damask kreun palestinez, Khaled Meshaal, lider i Hamasit në mërgim, që propozoi për një armëpushim 5-vjeçar në këmbim të tërheqjes së Izraelit në kufijtë e mëparshëm të luftës së vitit 1967. Është një plan i pranueshëm ky?
Pozicioni ynë, përsëris edhe një herë, është ai i rivendosjes së kufijve të mëparshëm të vitit 1967 në bazë të rezolutave të OKB-së. Megjithatë nuk mund të flasim për Hamasin. Duhet ta respektojmë vizionin e tij.
Pavarësisht përpjekjeve për t‘u dukur si lider në vendosjen e paqes në botë, Pentagoni edhe në raportin e fundit e ka përfshirë Sirinë në listën e vendeve pa asnjë "vlerë"...
Administrata amerikane nuk ka asnjë besueshmëri, jo vetëm në Siri, por në asnjë vend të botës. Madje as në ShBA, po të gjykosh sondazhet. Të flasësh për atë që thotë dhe bën Bushi, është një humbje kohe. Për veprimet tona, gjykimi i vetëm që ka vlerë është ai i opinionit publik sirian.
Megjithatë, CIA kohët e fundit ka treguar disa foto të një bombardimi izraelit në shtator të 2007-ës, kundër një të ashtuquajture bazë atomike në Al Kibar, që për shërbimin sekret amerikan është ndërtuar sipas teknologjisë koreano-veriore.
Fotot e bazës ushtarake dhe atomike që po ndërtonim u treguan nga agjentët e CIA-s shtatë muaj pas bombardimeve. Nëse kishin prova për programin tonë nuklear, përse nuk i denoncuan menjëherë? Por e vërteta është se gënjeshtra do të kishte dalë menjëherë në skenë. Siria me Korenë e Veriut ka raporte normale, ashtu si me çdo vend tjetër. Nuk kemi ndërmend të ndërtojmë bombën atomike. Përkundrazi, në vitin 2003, në një takim të nivelit të lartë të zhvilluar në Arabi, i kemi propozuar OKB-së tërheqjen e të gjitha armëve të shkatërrimit në masë nga Lindja e Mesme. Kemi vetëm interes për të zhvilluar një program nuklear paqësor, jo vetëm, por së bashku me vendet e tjera arabe.
Përse Siria nuk iu përgjigj sulmit ushtarak të Izraelit?
Nga këndvështrimi ynë nuk ka kuptim t‘u përgjigjemi raketave me raketa, përndryshe do të ishim pre e provokimit të tyre. Mendojmë se përgjigjja më e mirë është impenjimi në procesin e paqes, edhe pse kjo do të kërkojë kohë.
Ju e mbështesni programin bërthamor të Iranit?
Mendoj se Irani i ka të gjitha të drejtat për të realizuar një program bërthamor paqësor. Nuk shoh asnjë rrezik. Kërcënuese është mënyra me të cilën ShBA e trajton çështjen iraniane, duke aluduar rreth mundësive për një luftë të re.
A është i pranishëm rreziku i një ndërhyrjeje amerikane kundër Iranit? Çfarë pasojash do të kishte?
Qeveria e Bushit mendon vetëm për luftë. Edhe kur Uashingtoni nuk përdor gjuhën e luftës, gjithmonë duhet treguar shumë kujdes. Pasojat e një tjetër konflikti do të ishin të frikshme. Do të shpërthente kaosi në gjithë Lindjen e Mesme, por pasoja të rënda do të kishte në çdo cep të botës. Të gjithë pamë se çfarë solli pushtimi i Irakut: rritjen e integralizmit, përhapjen e terrorizmit, pengje, shkatërrim ekonomik dhe varfëri.
Në Siri gjenden 2 milionë refugjatë irakianë, një bombë demografike kjo, në një vend me 20 milionë banorë. Si mendoni?
Një bombë politike, më shumë se sa demografike. Kjo është një pengesë serioze për procesin e paqes. Ne kemi vendosur t‘i mbështesim vëllezërit irakianë që arratisen nga lufta. Për më tepër, mbajmë në shkollë rreth 200 mijë fëmijë irakianë. Paguajmë një çmim për nevojat politike, por edhe për arsye humanitare.
Në pritje të largimit të Bush-it, mendoni se fitorja e kandidatit demokrat në zgjedhjet presidenciale mund ta lehtësojë procesin e paqes? Sipas jush, kush do të ishte më i përshtatshmi për kërkesat tuaja: Barak Obama apo Hilary Klinton?
Gjatë fushatës presidenciale, dy kandidatët demokratë nuk kanë pasur mendime shumë të ndryshme për Lindjen e Mesme. Të dy duhet të marrin parasysh edhe elektoratin hebre. Ndaj është më mirë të presim. Sigurisht që për ne është një shenjë kjo, që të dy flasin për tërheqje të trupave amerikane nga Iraku dhe pranimi se ndërhyrja qe një gabim.
Po nëse fiton Xhon MekKein?
MekKein ka thënë se, nëse është e nevojshme, ushtria amerikane duhet të qëndrojë edhe 100 vjet në Irak. Por kjo është pjesë e botës së tij të ëndrrave, ndërsa për ne e asaj të anktheve. Qëndrimi i trupave amerikane do të thotë sërish luftë dhe përkeqësim të problemeve. Shpresojmë që fjalët e tij të mos jenë të vërteta.
Po Evropa çfarë roli mund të luajë në procesin e paqes?
Në fillim i duhet të përcaktojë vizionin e saj për botën: dëshiron t‘i mbajë anën ShBA-së, apo të marrë një pozicion më të pavarur në krahasim me Uashingtonin. Në rastin e parë do të përjashtohet nga çdo rol. Evropa e ka forcën për të dialoguar me ShBA-në, ta bindë për ta përballuar seriozisht procesin e paqes. Falë një njohjeje më të mirë të Lindjes së Mesme në krahasim me amerikanët, Evropa është në gjendje të formulojë propozime më konkrete.
Siria nën drejtimin tuaj ka bërë hapa gjigandë drejt modernizimit, por përshtypja e përgjithshme është se rezistenca e fanatikëve në partinë "Baath" në pushtet po pengon rrugën e zhvillimit...
Kjo është e pashmangshme, sidomos kur nis një proces rinovimi me ritme të shpejta. Konflikti brenda "Baath" u zgjidh në kongresin e vitit 2005, kur futëm ekonominë e tregut, autorizimin për futjen e partive të reja politike, premtimin për lirinë e shtypit. Më duhet ta pranoj se ende nuk janë realizuar të gjitha. Për shembull, për sa i përket korrupsionit, kemi arritur rezultate të mira. Por ngelet edhe shumë punë për t‘u bërë në bazë, për shkak të një zhvillimi administrativ shumë të ngadaltë.
Por liria e shprehjes ende nuk ekziston...
Nuk është e vërtetë. Sot mund të takosh pa problem disidentë në shtëpitë e tyre dhe të dëgjosh idetë e tyre.
Pavarësisht rritjes ekonomike, papunësia në vend është e lartë.
Rritja ekonomike është një bazë shumë e rëndësishme për zhvillimin tonë. Për sa i përket punës, dikur favorizonim humbjen e të rinjve në administratën publike, ndërsa sot po mundohemi ta luftojmë papunësinë, duke i angazhuar edhe në bujqësi dhe industri.
Thonë se ju bëni një jetë shumë të rezervuar: shtëpi, familje dhe punët e shtetit.
Edhe unë kam pasionet e mia, si të gjithë njerëzit. Më pëlqen të dëgjoj muzikë klasike arabe, madje edhe pop. Më pëlqen edhe fotografia, por edhe sporti, sidomos basketbolli dhe noti. Shumë kohë kaloj në internet, sigurisht për punë, por shumë shpesh edhe për t‘u argëtuar.