E Enjte, 5 Nëntor 2026

Bashkëpunëtor për vrasjen e Briken Sanajt/ Arrestohet në Kosovë, Gjelosh Krasniqi

Është arrestuar disa muaj pas ngjarjes, bashkëautori i vrasjes së Briken Sanajt, Gjelosh Krasniqi.

Bëhet me dije se Krasniqi është vënë në pranga nga Policia e Kosovës, në Pejë.

Së bashku me të, është arrestuar edhe një tjetër person i cili e strehonte.

Për Gjelosh Krasniqin, Prokuroria e Pejës do kërkojë arrest me burg dhe do kryhen procedurat me ministrine e Drejtësisë për ekstradimin e tij në Shqipëri.

Briken Sanaj u vra në tetor të vitit të kaluar në Tiranë nga Vladimir Kola, i cili dyshohet se u ndihmua nga Gjelosh Krasniqi dhe Kened Antoni.

Vrasja ndodhi për shkak të një konflikti të para 10 viteve mes dy familjeve të viktimës dhe autorëve.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›