Bashkepunim ekonomik me Bullgarine

Kryeministri Sali Berisha ka hapur pasditen e së hënës punimet e Forumit Ekonomik Shqipëri-Bullgari, duke e vënë theksin tek bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve.
Gjatë fjalës së tij, Berisha ka vlerësuar si jetike investimet që biznesmenët bullgarë mund të bëjnë në Shqipëri, e cila sipas tij ka politika miqësore ndaj investitorëve.
“Forumi bëri të mundur ardhjen e afaristëve dhe biznesmenëve bullgarë në Tiranë. Do të ketë një angazhim të qartë të qeverive tona për të zhvilluar marrëdhëniet dypalëshe. Marrëdhëniet tona janë të shkëlqyera, por kanë nevojë për kontributin tuaj. Shtyllat sot janë ato të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve. Qeveria ime do bëjë gjithçka që ky bashkëpunim të jetë një histori suksesi”, ka deklaruar Berisha.
Si në çdo fjalim tjetër të karakterit ekonomik, kryeministri nuk ka lënë pa përmendur arritjet sipas tij të ekonomisë shqiptare, që nga shmangia e reçesionit e deri tek rritja e saj katër herë më shumë se vendet e tjera të rajonit.
“Ne i rezistuam krizës dhe gjatë këtyre viteve Shqipëria nuk ka rënë në reçesion. Shqipëria ka pasur një rritje ekonomike 4 herë më të madhe se vendet e rajonit. Kjo rritje ka ardhur si pasojë e reformave dhe klimës miqësore ndaj biznesit”, ka thënë Berisha.
“Në Shqipëri u rritën eksportet dhe numri i turistëve në 4 milionë e 10 mijë. Gjithashtu, Shqipëria ka një potencial energjitik të veçantë”, ka nënvizuar ai, duke shtuar se vendi ynë ka premisa për t’u kthyer së shpejti në një superfuqi të vogël ekonomike.