Bashkëpunim, jo njohje

Ambasadori britanik në Beograd, Stephen Wordsworth, ka deklaruar se nga Serbia nuk kërkohet që të njohë pavarësinë e Kosovës, por që Beogradi duhet patjetër të vendosë ndonjë model bashkëpunimi me Prishtinën.
Ai ka theksuar se BE’ja disa herë ka përsëritur se nuk kërkon nga Serbia ta njohë Kosovën dhe se ky qëndrim mbetet.
Mirëpo, ka shtuar ai, realiteti me të cilin Serbia duhet të përballet është se 22 vende anëtare të BE’së e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe se kjo nuk do të ndryshojë, andaj nevojitet që të gjendet mënyra që ky fakt të mos bëhet pengesë në rrugën e Serbisë drejt BE’së, ka thënë Wordsworth për B92.