E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkepunimi ekonomik Shqiperi-Bosnje-Hercegovine

Bashkëpunimi ekonomik ka qenë kryefjala e bisedës së kryeministrit Sali Berisha me kryeministrin e Federatës së Bosnjë Hercegovinës, Niksic.
Në fjalën e tij kryeministri Berisha u shpreh se dy vendet tona ndajnë së bashku projektin madhor të integrimit në BE. Ai i shprehu mbështetjen e Shqipërisë për integritetin territorial të Bosnjë Hercegovinës, si një faktor i një rëndësie madhore për stablitetin e Ballkanit.
Në konferencën e përbashkët për shtyp të dy kryeministrat ndanë të njëjtin mendim se dy vendet tona kanë potencial të madh bashkëpunimi në të gjitha fushat dhe sidomos në turizëm, agrobiznes dhe në sektorin energjetik.
Në këtë linjë kryeministri Niksic kërkoi zgjerimin e bashkëpunimit në ndërtimin e hidrocentraleve dhe nxjerrjen e minierave.
Gjithashtu në takimin mes tyre është folur për praninë e shqiptarëve në Bosnje Hercegovinë dhe për pakicën boshnjake në Shqipëri, si edhe për lehtësinë e lëvizjes së dy vendeve dhe plotëismin e kuadrit ligjor.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›