Bashkëpunimi i Albëries me ''kriminelë"

E vlerësuar ndër vite me çmime dhe trofe të ndryshme, Albërie Hadërgjonaj është një nga ato këngëtare, që fansat e shumtë nuk e kanë braktisur kurrë.
Ajo është pjesëmarrëse në festivalin Top Fest me këngen e titulluar “Asnjëherë”.
Kjo këngë po korr sukses dhe po dëgjohet gjithandej, gjë që e Alberien e bën të lumtur:
“Më bën të ndjehem shumë mirë. Jam me fat që m’u servir kjo këngë me komponente profesional dhe shumë emocional.”
Duke folur për mediat shqiptare, lidhur me fabulën e kësaj balade, ajo thotë:
“Dashuria është ajo që na mbanë gjallë dhe na bën të vuajmë gjithashtu. Unë si artiste përcjell atë që kërkon kënga. Mesazhi i saj është ky, që sado e dhimbshme të jetë humbja e personit që dashuron, jeta vazhdon. “
Suksesi i këngës po përjetohet nga bashkëpunëtorët, po aq sa këngëtarja.
“Po suksesi është i përbashkët me autorët e këngës, veçse unë i vë vulën këngëve. Kledi Bahiti krijoi muzikën dhe përgaditi gjithashtu produksionin, ndërsa tekstin e ka shkruar Olti Curri, të cilët i falënderoj shumë për këtë këngë që jam e bindur se do të jetojë gjatë. Kur e kam dëgjuar për herë të parë këngën, ju thashë bashkëpunëtorëve: Ju jeni kriminelë. Sa zemra do të bëni që të vuajnë me këtë këngë” , ka thenë Hadërgjonaj, duke i vlerësuar të dy si të jashtëzakonshëm. /Indeksonline/