Bashkëpunimi me OKB-në, Balluku: Po forcojmë institucionet dhe rrugën drejt BE-së

U zhvillua sot mbledhjen e Komitetit të Përbashkët Ekzekutiv për kuadrin e bashkëpunimit mes Qeverisë së Shqipërisë dhe Kombeve të Bashkuara, ku mori pjesë edhe zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Gjatë mbledhjes u vlerësua përmbushja e kornizës së bashkëpunimit 2022–2026 dhe rezultatet e arritura deri më tani.
Në një reagim në rrjetet sociale, Balluku shprehet se, Qeveria e Shqipërisë dhe partnerët e OKB-së do të vijojnë punën e përbashkët drejt një Shqipërie më moderne, më të fortë dhe më afër Bashkimit Europian.
“Sot në mbledhjen e Komitetit të Përbashkët Ekzekutiv për kuadrin e bashkëpunimit mes Qeverisë së Shqipërisë dhe Kombeve të Bashkuara, ku u vlerësua përmbushja e kornizës së bashkëpunimit 2022–2026 dhe rezultatet e arritura deri më tani.
Ndërsa hyjmë në vitin përmbyllës të programit aktual dhe nis përgatitja për kornizën e re 2027–2031, mbetemi të angazhuar për të çuar përpara një bashkëpunim që fuqizon kapitalin njerëzor, nxit rritjen e qëndrueshme dhe konsolidon institucionet demokratike.
Qeveria e Shqipërisë dhe partnerët e OKB-së do të vijojnë punën e përbashkët drejt një Shqipërie më moderne, më të fortë dhe më afër Bashkimit Europian”, shkruan në rrjetet sociale Balluku.