Bashkia sjell “Tirana Art Days”, në kryeqytet personalitete të njohura
Tirana Art Days sjell aktoren e famshme shqiptare të Hollywoodit, Eliza Dushku, në startin e këtij aktiviteti të parë organizuar nga Bashkia e Tiranës.
Ky aktivitet ndërthur artin, arkitekturën, kinematografinë shpirtin e së bukurës që simbolizon estetikën dhe edukatën qytetare, të cilat janë kurorëzuar në startin e ditës së parë të këtij aktiviteti me prezencën e një sërë personalitetesh të njohur në sheshin “Skëndërbej”, ku u prezantua edhe ekspozita me 40 punime për stacionin multimodal të Tiranës.
Gjatë fjalës së tij kryetari i Bashkisë Lulzim Basha tha se ky aktivitet është parathënie e një tradite që Bashkia do të ndërtojë edhe në vitet në vazhdim.
Prezenca e aktores së famshme Hollywood-iane, Eliza Dushku, ne "Tirana Art Day" do të sjellë edhe dokumentarin e shumëpërfolur "E dashur Shqipëri".
Një tjetër surprizë e “Tirana Art Day”, e organizuar nga bashkia e Tiranës është modelja shqiptare, e cila jeton ne Amerike, Anxhela Martini, e cila do të jetë prezente ne datën 4 tetor. Aktivitetet e larmishme do të vijojne për tre dite rresht, në datat 4,5, 6 tetor, duke ndërthurur të gjithë elementët e se bukurës me kujdes në ditet e artit, shoqëruar me shfaqe, koncerte, ekspozita etj.