Bashkia Gjirokastër prioritet zhvillimit të agroturizmit

Zonat rurale të Bashkisë Gjirokastër janë një potencial i rëndësishëm për zhvillimin e turizmit . Falë resurseve natyrore , vlerave të trashgimisë kulturore , potencialeve në fushën e agroturizmit ,ato po tërheqin gjithmon e më shumë interesimin e turistëve .Fshatrat e krahinës së Lunxhërisë ,Antigonesë etj… tashmë janë pika të rëndësishme në guidat e udhëtimeve turistike të Gjirokastrës e më gjerë . Sipas përfaqësuesve të bashkisë Gjirokastër me investimet e realizuara në infrastrukturën rrugore , rrjetin e ndriçimit publik , largimin e përpunimin e mbetjeve urbane po mundësohet zhvillimi i turizmit në këto zona .Ndërkohë që sipas nënkryetarit të bashkisë Ylli Muho, investime të tilla do të vazhdojnë të jenë prioritet edhe në të ardhmen .
Një mbështetje e rëndësishme për zhvillimin e agroturizmit në këto zona kanë qënë edhe financimet e akorduara nga qeveria , duke përfshirë edhe projektin e 10o fshatrave .