E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia: Hetim pr shpifje edhe Priftit

Zëdhënësi i Bashkisë së Tiranës kërkoi që të hetohen për shpifje 10 persona të paditur.

Duke folur pranë ambienteve të Prokurorisë së Tiranës, zedhenesi Florian Serjani kërkoi që të behet hetim ndaj kallëzimeve ndaj Berishës, Olldashit, Bumcit, Bogdanit, Ponit, Mimës, Përnaskës, Dollapit, Petushit dhe Hoxhallit.

Sipas zëdhënësit, listës me 10 të kallëzuar do t'i shtohet edhe ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti.

"Politika e vjetër e përbaltjes nuk mund të sundojë mbi ligjin. Qytetarët duhet të dinë të vërtetën për cdo funksionar të shtetit", tha zëdhënësi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›