E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia Lojerat e fatit ne periferi

Bashkia e Tiranës po shqyrton mundësinë e grumbullimit të të gjitha lojërave të fatit në një zonë të vetme, në periferi të kryeqytetit. Me këtë rast është ngritur një grup pune ‘i cili po shqyrton grupimin në një zonë të vetme të të gjitha lojërave të fatit që shtrihen në territorin e bashkisë. Kjo zonë do të jetë në periferi të Tiranës’, njoftohet nga ana e bashkisë.

Këto masa të parashikuara nga Bashkia e Tiranës kanë për qëllim një monitorim më të mirë të këtij aktiviteti dhe frenimin e problemeve sociale, komunitare dhe të kriminalitetit të lidhur me këtë aktivitet.

Po kështu, në kuadër të këtij vendimi parashikohet “vendosja e një tarife të veçantë për lojërat e fatit si dhe kushte shtrënguese për punësimin e personelit dhe rikonstruktimin e infrastrukturës në zonën ku do të grupohen lojërat e fatit”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›