E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia Memaliaj debitore, CEZi pret dritat, Meçe: Borxhi i PD

MEMALIAJ - CEZ i cili tashmë është nën drejtimin e një administratori shtetëror i ka ndërpresë energjinë Bashkisë së Memaliajt në rrethin e Tepelenës pasi kjo bashki është debitore në shumën e 70 milionë lekëve.

Nënkryetari i Bashkisë së Memaliajt, Behari Lula, tha se debiti është i prapambetur, kjo kur drejtohej nga Partia Demokratike. Ai thotë se energjia është ndërprerë pa paralajmërim dhe ka bllokuar një sërë shërbimesh për banorët e Memaliajt.

Ndërprerja e energjisë elektrike ka shkaktuar anomali edhe në procesin e shpërndarjes së certifikatat dhe dokumenteve të identifikimit.

Ndërkohë që CEZ nga ana e tij, kërkon shlyerjen e plotë të debisë së prapambetur deri në qindarkën e fundit, duke mos lejuar shlyerjen hap pas hapi.

Redaksia Online
(sg/Shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›