E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia Tregtaret te lirojne trotuaret


Bashkia e Tiranës u kërkon të gjithë tregtarëve ambulante, pronarëve të lokaleve që ushtrojnë aktivitetin e tyre në trotuare, të lirojnë këto ambiente deri më datën 1 tetor të këtij viti.

Pothuajse në të gjitha rrugët e kryeqytetit gjen nëpër trotuare tavolina të lokaleve të cilat pengojnë qarkullimin e qytetarëve.

Ndaj, duke kërkuar mirëkuptimin e pronarëve të këtyre subjekteve, nëpërmjet zëdhënëses për shtyp, bashkia paralajmëron se:

“Në rast se deri më datë 1 tetor nuk i kanë liruar vetë këto haëpsira, atëherë do të ndërhyjë policia bashkiake duke mos toleruar askënd që ka shkelur ligjin në këtë mënyrë”.

Hiqet parkingu tek 'Tajvani'

Që në mëngjesin e së premtes fadromat e Inspektoriatit Ndërtimor dhe policia bashkiake e Tiranës kanë mësyrë në parkun 'Rinia' per te liruar ambientet e zëna sipas tyre ne menyre te paligjshme per parking nga lokalet.

Madje, drejtori i policise bashkiake ka debatuar me menaxheret e kompleksit 'Tajvan' qe gjendet ne zonen e parkut.

Drejtori i Policise bashkiake tha se do te lirohen te gjitha hapesirate e zena ne menyre te paligjshme.

Drejtues te policise bashkiake deklaruan se do te verifikohet nese kompleksi eshte brenda kushteve te parashikuara ne projekt apo ka ndertime jashte tij.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga socialja PS: Shkarkime politike në arsim
Deputetët e opozitës kanë kërkuar sqarime nga ministri i Arsimit Myqerem Tafaj per shkarkimin e dhjetra mesuesve ne kete fillim viti shkollor dhe zevendesimin, sipas tyre, me mesues me pak te arsimuar. Mungon uji, banorët e Shkozës në protestë
Mungesa e ujit të pijshëm, për më se dy muaj, i ka detyruar banorët e Shkozës të protestojnë para Drejtorisë së Ujësjellësit në Tiranë. Banoret thone se kane kontratë dhe paguajnë rregullisht faturat e ujit. Bulqizë, minatorët rifillojnë grevën
Një grevë e dytë urie ka nisur në Bulqizë e organizuar nga sindikatat dhe minatorët e kromit. Protestuesit shkuan para hyrjes së kompanisë koncesionare ACR për të vijuar greven e tyre por u penguan të futen aty nga policia qe ka marre ne mbrojtje objektin. Tiranë, vendosen matësat e ujit
Ujësjelllësi i Tiranës ka ndërmarrë një aksion për paisjen me matësa të të gjithë konsumatorëve familjarë.  Kostoja prej 1.800 lekësh e matësit po u faturohet po konsumatorëve. “Vendimi Kushtetueses s’prek censusin”
Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Armand Teliti deklaroi sot se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e disa neneve të ligjit për gjendjen civile nuk e prek procesin e regjistrimit të popullsisë.

Lajmet kryesore

Paketa e PS-së për parlamentin
Rama: Nuk votojme me 3/5 ligje të futura si shtojca
Ulja e taksave për ushqimet
Obama: Ja plani për borxhin dhe ekonominë
Procesi “Gërdeci” drejt fundit

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›