E Hënë, 2 Nëntor 2026

Bashkia Vlorë: Reshje shiu në fillim të javës, shmangni zonat me rrezik

TIRANË, 16 nëntor/ATSH/ – Bashkia e Vlorës ka njoftuar qytetarët se ditën e hënë, 17 nëntor, dhe ditën e martë, 18 nëntor, parashikohen reshje shiu me intensitet mesatar deri lokalisht të lartë, sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve Natyrore.

Në njoftim theksohet se qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve, si dhe të shmangin parkimin e automjeteve në zonat me risk të lartë për përmbytje.

Sipas Bashkisë, grupet e punës do të jenë në terren për marrjen e masave paraprake, monitorimin e situatës dhe ndërhyrjen në rast nevoje.

/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›