Bashkia aksion kundër ndërtimeve pa leje, operacion në zonën e Don Boskos
Bashkia e Tiranës vazhdon prishjen e ndërtimeve pa leje në territorin e saj. Kësaj radhe operacionet e saj janë fokusuar në zonën e Don Boskos, ku kishte filluar ndërtimi i një kati tjetër mbi pallatin 10 katësh.
Florenc Hoxha, drejtor i policisë bashkiake në Bashkinë e kryeqytetit u shpreh se askush në territorin e Tiranë nuk do të ndërtojë pa leje,ndërsa aksione të tilla do të vazhdojnë gjatë gjithë kësaj periudhe.
Bashkia Tiranë ditën e fundit ka filluar një aksion të gjerë për prishjen e ndërtimeve pa leje, kryesisht shtesa në pallate apo edhe shtim të kateve pertej atyre ekzistuese.